Bisedat e thella me të afërm dhe miq, janë më të mirat. Aty kupton më shumë për personalitetin e tjetrit, për ndjenjat, ambiciet, kënaqësitë e frikrat.
Por janë disa pyetje që do iu ndihmojnë të kuptoni më shumë për personin tjetër, e ne përmes këtij artikulli do ua tregojmë pyetjet dhe shpjegimin për to.
A do e hapje një zarf ku është e shkruar data juaj e vdekjes? – Me përgjigje ndaj kësaj pyetje, do kuptoni qëndrimin që ka ai person ndaj jetës në përgjithësi.
A do bëheshe mik me veten? – Këtu do kuptoni më shumë mbi vetëbesimin që ka ai person, pikën e fortë dhe të dobët.
Cfarë bëni ndryshe nga njerëzit e tjerë? – Përmes kësaj pyetje ju do të kuptoni sërish mbi vetëbesimin që ka ai person, sensin e humorit dhe sa unik është.
Nëse e ke të siguruar që partneri nuk do e kuptojë kurrë mbi tradhtinë tënde, a do e tradhtoje? – Kjo përgjigje është indikator i standardeve morale të atij personi dhe qëndrimin që ka ndaj njerëzve të tjerë.
Nëse burrat dh gratë do jetonin në dy planete të ndryshme, çfarë mendoni që do të ndodhte në këto planete? – Këtu ju do mund të kuptoni e sa i logjikshëm është ai person dhe sa është i veshur me steriotipizim.