Në kuadër të objektivave për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe ngritjes së kapaciteteve të resurseve humane, Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka hapur konkurs për plotësimin e 100 vendeve të lira të punës.
Përmes konkursit të shpallur, mundësi punësimi do të kenë 70 infermierë me diplomë bachellor, 15 infermierë me shkollë të mesme, 10 teknikë të rëntgenit me diplomë bachelor, si dhe pesë laborant mjekësor me bachellor.
Ftohen të gjithë të interesuarit/at që të aplikojnë nga data 29.03.2023, deri në dt. 5.04.2023.
Kushtet për të aplikuar në konkursin e hapur mund ti gjeni në vegëzën e mëposhtme