Hën, Nën 9, 2026
Banner Top
Banner Top
Cilat janë shkaqet e hematurisë?

Të kesh hematuria është një simptomë të cilës i duhen gjendur patjetër shkaqet që e kanë sjellë atë.

Cilat janë shkaqet e hematurisë?

Normalisht, as në urinë dhe as analizën e saj me mikroskop nuk duhet të ketë fare gjak. Urinimi me gjak është një simptomë që duhet të merret shumë seriozisht, sepse shkaku mund të jetë si nga një ftohje apo infeksioni i thjeshtë, ashtu siç mund të jetë edhe simptoma e parë e një tumori në sistemin urinar. Disa nga shkaqet e hematurisë janë gurët në veshka, sëmundje akute ose kronika të veshkave, gurët në kanalin e urinës, gurët në qesen e urinës, tumoret e veshkave, tumoret e vezikës në veçanti ose infeksionet e sistemin urinar, ku futet infeksioni i veshkave, infeksioni i qeses urianre ose infeksioni i uretës etj.

Sa e rëndësishme është vizita tek mjeku specialist?

Ndodh shpesh që disa nga femrat nuk i kushtojnë vëmendje hematurisë duke menduar se ndodh për shkak të infeksionit të rrugëve urinare. Në raste të tilla, mjekimi i këtyre infeksioneve bëhet më i vështirë. Urinimi me gjak mund të variojë nga ngjyra e kuqe e hapur, në të kuqe të mbyllur ose në urinim me copëza gjaku të mpiksur. Ka raste kur gjaku në urinë nuk shihet me sy dhe diagnoza vendoset me anë të analizës së urinës të parë në mikroskop.

Cilat janë analizat që bëhen në këto raste?

Në disa kontrolle të thjeshta mund të gjendet hematuri mikroskopike në analizën e urinës. Të këta pacientë duhet të kryhen analiza derisa të gjendet arsyjea e hematurisë. Analizat radiologjike që bëhen në këto raste janë: ultrasonografia, urografia intravenoze dhe, në rast nevoje, tomografia kompjuterike (CT). Në rast se pas këtyre analiza nuk vendoset diagnoza, atëherë kryhet procedura e cistokopisë.

A tregon gjithmonë gjaku në urinë një sëmundje që duhet të kurohet?about:blank

Jo. Në disa raste në urinë mund të këtë qeliza gjaku pa pasur asnjë simptomë. Ndodhet vetëm në urinë dhe nuk ka asnjë simptomë tjetër. Nuk është arsye e ndonjë sëmundjeje ose problem në organet urinare. Ka arsye të ndryshme që mund të shkaktohet. Sigurisht kjo vërtetohet pas analizave të mësipërme nga specialist i fushës, I cili është urologu.

Cilat janë sëmundje të tjera që krijojnë hematuri?

Cistiti. Është infeksion i vezikës që shkaktohet nga mikrope të ndryshme. Është një nga sëmundjet më të shpeshta të sistemit

Gurët në veshka. Simptoma e parë e gurëve në veshka është dhimbja në njërën anë të barkut. Kjo dhimbje zakonisht vjen kur një gur është në rënie nga veshka dhe bllokon tërësisht ose pjesërisht rrugën e daljes.

Uretriti. Simptomat janë: rrjedhje në rrugët e urinës, dhimbje në pjesën e fundme të barkut, urinim i shpeshtë dhe me më pak sasi urine, djegie gjatë urinimit dhe dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale.

Glomerulonefriti. Bashkë me gjakun në urinë vihen re simptoma si: fryrje në kyçet e këmbëve, fryerje rreth syve, marrje fryme dhe lodhje.

Anemia hemolitike. Përveç lodhjes dhe pafuqisë në urinim mund të ketë edhe hematuri. Kjo vjen nga një sëmundje gjenetike e rruzave të kuqë të gjakut.

Gurët në qësen urinare. Simptomat përfshijnë: gjak në urinë, urinim të shpeshtë, urinim të pakët, dhe vetëm në një pozicion, dhimbje në pjesën e fundit të barkut dhe përveç këtyre, mund të shfaqet edhe nje temperaturë e lehtë.

Cistoskopia është kontrolli që i bëhet qeses së urinës me nje kamerë me kënd 30 gradë. Është procedurë që në shumicën e rasteve kryhet me anestezi locale dhe pacienti nuk ka nevojë të hospitalizohet. Një nga shtysat kryesore për kryerjen e cistokopisë është diagnostikimi i hershëm i tumorit të vezikës urinare.

Youtube

Arkiva

Kategoritë