Hën, Nën 9, 2026
Banner Top
Banner Top
Në Klinikën e Onkologjisë po bëhen përgatitjet për ta lëshuar në funksion Tomografinë e Kompjuterizuar

Në Repartin e Radioterapisë të Klinikës së Onkologjisë, po bëhen përgatitjet e fundit për ta lëshuar në funksion Tomografinë e Kompjuterizuar për simulimin e pacientëve (CT Simulator).

CT Simulatori i ri është dora e fundit e teknologjisë, i cili është blerë nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dhe ka kushtuar 345 mijë e 900 euro.

Ky sistem identifikon automatikisht trupat e huaj në organizëm dhe bën korrigjimin e kualitetit të imazheve.

Gjithashtu, kjo pajisje është komplet automatike, e pajisur me fantom kalbrim dhe përmban protokolle specifike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë