Fryrja e stomakut apo edhe zhurma që të krijojnë zorrët zakonisht shkaktohet nga prodhimi i tepërt i gazit ose shqetësimi në lëvizjen e muskujve të sistemit tretës.
Rreth 16-30% e njerëzve raportojnë se ata rregullisht përjetojnë fryrje, kështu që kjo është shumë e zakonshme. Zhurma që krijohet në stomak, në të vërtetë është një sistem i shëndoshë që funksionon në tretje. Kombinimi i ushqimeve dhe lëngjeve të ndryshme që shtyhen në traktin e zorrëve kalon përmes një procesi që quhet peristalsis.
Këtu janë disa mënyra për të zvogëluar ose eliminuar fryerjen.
1. Mos hani shumë njëherësh
Të qenit i ngopur mund të mund të iu japë ndjesinë e fryrjes, por problemi është se thjesht keni ngrënë shumë.
Një pjesë e njerëzve që pësojnë fryrje nuk kanë vërtet stomak të zmadhuar ose presion të shtuar në bark. Ështja është kryesisht shqisore.
2. Përjashtoni alergjitë ushqimore dhe intolerancat ndaj ushqimeve të zakonshme
Alergjitë ushqimore dhe intolerancat janë relativisht të zakonshme.
Kur hani ushqime ndaj të cilave jeni jotolerantë, mund të shkaktojë prodhim të tepërt të gazit, fryrje dhe simptoma të tjera.
Mos hani ushqime që ju japin gaz. Disa ushqime me fibra të larta mund t’i bëjnë njerëzit të prodhojnë sasi të mëdha gazi.
Mundohuni të mbani një ditar ushqimi për të kuptuar nëse disa ushqime kanë tendencë t’ju bëjnë më të
të fryrë se të tjerët.
3. Hani ngadalë dhe duke u përtypur
Gazrat në stomak me gjasë ndodhin edhe për shkak të ajrit që mblidhet gjatë procesit të shpejtë të ngrënies. Sa më shpejt e çon ushqimin në stomak, aq më shumë sasi e ajrit thithet nga jashtë dhe dërgohet brenda.
Nëse hani më ngadalë dhe duke u përtypur, atëherë do të eliminoni ndjeshëm gazrat dhe ndjesinë e fryrjes./Familja Jonë