Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Jeni duke udhëtuar? Ja cilat ushqime duhet t’i keni me vete

 Kur jeni duke udhëtuar, të ushqyerit shëndetshëm mund të jetë pak i vështirë.

Nëse keni planifikuar të udhëtoni, atëherë do të jeni në makinë për disa orë, kështu që patjetër do të keni uri. Është e rëndësishme që të keni me vete ushqim të shëndetshëm!

 Këtu është një listë e vogël me disa ushqime të lehta të shëndetshme për tu paketuar në një udhëtim rrugor.

Provoni të bëni përzierjen tuaj personale para se të shkoni në udhëtim. Përdorni një përzierje farash, manaferrash dhe arra, por mund të shtoni edhe gjëra të tjera sipas dëshirës.

Fruta

Të shijshme, të thjeshta, të shëndetshme – frutat e freskëta dhe perimet janë të përsosura për t’i pasur me vete. Zgjidh frutat dhe perimet, të cilat mund të qërohen lehtë, si rrush, mollë, banane, kajsi, domate qershi ose karrota për fëmijë.

Jini të vetëdijshëm që disa shtete mund të kenë rregulla të rrepta në lidhje me udhëtimet me fruta, kështu që kontrolloni para se të largoheni!

Kokoshka

Po, kokoshka mund të jetë një vendim i mirë! Thjesht shikoni për kokoshka të mbushura me ajër, pasi ato kanë tendencë të kenë më pak konservantë ose kripë dhe sheqer të shtuar.

Sanduiq

Para se të niseni për rrugë, përgatitni ndonjë sanduiq me pulë ose përshutë. Janë një ide e mirë ngase mund t’i përgatisni shpejt.

Një udhëtim rrugor ka të bëjë me të shijuarit e udhëtimit, kështu që nuk është e nevojshme të ndjeheni sikur keni nevojë të privoni veten nga gjithçka që ju pëlqen.

 Qëllimi është thjesht të shmangni ngrënien pa mend, ose ngrënien e ushqimeve jo të shëndetshme thjesht nga mërzitja./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë