Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka realizuar me sukses 16 ndërhyrje kirurgjikale vetëm gjatë ditës së djeshme, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e stafit mjekësor ndaj shëndetit të pacientëve.

Përveç operacioneve, gjatë 24 orëve të fundit janë ofruar një sërë shërbimesh të tjera mjekësore, që tregojnë për volumin dhe rëndësinë e punës së përditshme në këtë institucion shëndetësor.

Të dhënat e ditës së djeshme përfshijnë:

  • 368 vizita specialistike
  • 41 pranime të reja
  • 219 pacientë të shtrirë aktualisht
  • 3,212 analiza laboratorike për 288 pacientë
  • 4 lindje – të gjitha djem
  • 25 seanca dialize
  • 79 Rëntgen, 50 ultrazëra, 22 CT, 9 MRI, 10 mamografi
  • 9 Echokardiografi, 10 gastroskopi, 10 ergometri
  • 53 shërbime fiziatrike

Ky aktivitet i dendur i përditshëm është dëshmi e përkushtimit të ekipit mjekësor dhe ndihmës që spitali ofron pa ndërprerje për komunitetin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë