Die, Qer 28, 2026
Banner Top
Banner Top
6 mënyra që UNICEF rekomandon për tu kujdesur për veten gjatë periudhave stresuese

1. Bëni gjëra që janë të mira për trupin dhe mendjen tuaj

Trupi dhe mendja janë të lidhura. Ja disa gjëra që mund të bëni për t’i mbajtur të shëndetshëm:

  • Qëndroni aktiv, edhe nëse jeni brenda në shtëpi apo në mbient të mbyllur (mund të merreni me aktivitete si vallëzim apo shtrirje), ushqehuni mirë dhe flini. Kjo do t’ju ndihmojë të qartësoni mendimet.
  • Përpiquni të jeni të pranishëm në momentin aktual.

2. Mbani lidhjen me të dashurit tuaj

Mbani lidhjen me familjen dhe miqtë me çdo mënyrë që mundeni. Përdorni rrjetet sociale, email, telefonata, shkruani një letër! Bëhuni kreativ.

Nëse nuk mund të lidheni direkt, mendoni për një kujtim të një kohe të kaluar që keni kaluar së bashku.

3. Vëreni si ndiheni
Të kuptoni si ndjeheni është e rëndësishme. Mos e injoroni këtë gjë.

Shpesh shkrimi i ndjenjave mund t’ju ndihmojë t’i përshkruani ato më lehtë.

4. Jini të kujdesshëm me veten

Është normale të ndjeni atë që ndjeni. Vendosja e presionit mbi veten për të qenë gjithmonë ‘i lumtur’, ‘pozitiv’ ose ‘produktiv’ mund t’ju bëjë të ndiheni më keq.

Në vend të kësaj, nëse vëreni se po përjetoni emocione të vështira, përpiquni t’i thoni vetes: “Unë ndjehem i shqetësuar dhe i frikësuar, por kjo nuk do të thotë që nuk po përballoj situatën.”

5. Dëgjoni trupin tuaj

Trupi ynë përjeton dhe reagon ndaj asaj që ndjejmë. Marrja e frymëmarrjes ngadalë është një nga mënyrat më të shpejta për të qetësuar trupin. Mbyllni sytë dhe mendoni për një vend të qetë. Imagjinoni veten atje, duke ndjerë qetësi.

6. Bisedoni me dikë që i besoni

Lidheni me një mik, partner, mësues ose një të rritur të besuar për ndjenjat tuaja, ata mund të jenë në gjendje t’ju ndihmojnë. Nëse situata është kaq e rëndë sa të keni mendime për të dëmtuar veten, kontaktoni një profesionist ndihme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë