Enj, Sht 12, 2024
Banner Top
Banner Top
53 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 12 nga ta në gjendje të rëndë shëndetësore

53 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku 12 nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Pesë pacientë janë respiratorë dhe 42 të tjerë në oksigjeno-terapi.

Siç thuhet në njoftim, gjatë 24 orëve janë shëruar dy pacientë me COVID-19.

“Aktualisht 53 pacientë janë duke u trajtuar  në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 pacientë janë në Respirator (CPAP), 42 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 janë shëruar”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sipas njoftimit tetë operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 282 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,883 analiza.

“234 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë ditës së djeshme dhe nga këta 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Të tri lindjet kanë qenë me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje,1 i gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë