Enj, Pri 22, 2021
Banner Top
Banner Top
50 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës, pesë nga ta pjesë e stafit mjekësor

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, 72 pacientë janë të hospitalizuar për COVID-19, prej të cilëve 50 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me këtë virus, 16 negativ ndërsa gjashtë të tjerë ende të pakonfirmuar.

Në njoftimin e tyre thuhet se 35 pacientë janë me oksigjeno terapi, një është në CPAP maskë, dy pacientë në respirator.

Ndërkaq, bëhet e ditur se prej stafit të spitalit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus pesë persona: 1 mjek, 2 infermierë dhe 2 staf administrativ.

Arkiva

Kategoritë