Enj, Maj 7, 2026
Banner Top
Banner Top
3,778 analiza dhe katër foshnje të lindura në 24 orë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka realizuar 493 vizita specialistike gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 37 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Sipas raportit ditor, aktualisht në këtë institucion janë të shtrirë 207 pacientë që po marrin përkujdesje shëndetësore.

Në laboratorë, 269 pacientë kanë kryer gjithsej 3,778 analiza laboratorike.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 3 lindje, ku kanë lindur 2 djem dhe 2 vajza, pasi njëra nga lindjet ishte binjake.

Po ashtu, janë kryer 12 operime me sukses, 35 dializa dhe janë realizuar 32 lëshime spitalore.

Në kuadër të shërbimeve diagnostike janë kryer 88 incizime me rëntgen, 30 ekzaminime me ultrazë dhe 17 rezonanca magnetike (MRI).

Gjithashtu, janë realizuar 20 ekografi, 7 ergometri dhe 3 kolonoskopi.

Ndërkohë, në repartin e rehabilitimit janë ofruar 51 shërbime fiziatrike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë