Mër, Jan 19, 2022
Banner Top
Banner Top
3 gjëra që duhet t’i dini para se të merrni pilula kolagjeni

Kolagjeni është një ndër proteinat më të zakonshme në trup që promovon elasticitetin e lëkurës. Ajo përbëhet nga disa aminoacide të ndryshme, të cilat janë në thelb blloqet e ndërtimit ë ndihmojnë për të forcuar dhe krijuar gjithçka nga kockat deri tek lëkura juaj. Trupi juaj e prodhon vetë kolagjenin, por pas të 25-ave sasia e këtij të fundit nuk mjafton për të luftuar rrudhat dhe shenjat e tjera të plakjes. Shumë produkte, qofshin kozmetike apo farmaceutike premtojnë “rinën e përjetshme” pasi përbërës bazë kanë kolagjenin, por living do t’ju tregojë më poshtë përse nuk duhet besuar kjo gjë dhe çfarë duhet të dini përpara se të merrni të tilla suplemente.

1. Sa të arrijë kolagjeni në lëkurë, është tretur në zorrë

Adam Friedman dermatologe dhe profesoreshë në Universitetin George Ëashington pohon se të gjitha suplementet e kolagjenit të marra nga goja, treten në zorrë, para se të arrijnë në lëkurë.

Kolagjeni do të shkrihet në traktin digestiv sepse nuk është bërë për t’i “mbijetuar ” ndryshimeve drastike të pH në zorrë.

2. Shtojcat e kolagjenit mund të ndihmojnë në forcimin e zorrëve

Ka disa studime që provojnë se disa amino acide të pranishme në kolagjen, në veçanti glicina, mund të ndihmojë tretjen dhe reduktimin e inflamacionit të traktit intestinal. Kjo është provuar me aminoacidet specifike në kushte laboratorike dhe jo me pluhurat apo pilulat e kolagjenit në tërësi.

3. Ka disa lloje kolagjenësh dhe nga formula të ndryshme duhet të prisni gjëra të ndryshme

Në shumicën e rasteve, nëse jeni duke konsumuar pluhur peptidesh (një formë e kolagjenit) jeni duke konsumuar kolagjenin “hidrolizues” të llojit i që merret nga eshtrat e kafshëve ose skeletet e peshqve. Ky lloj kolagjeni është shumë popullor sepse konsumohet me ushqime të ftohta e të nxehta nga smoothiet deri tek supat.

Arkiva

Kategoritë