Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
A është e sigurt vaksina anti-COVID për gratë shtatzëna?

Shtatzënave u kërkohet të bëjnë vaksinat e tyre në një fushatë të re qeveritare në Mbretërinë e Bashkuar.

Shtytja vjen pasi një studim i ri ka zbuluar se pothuajse të gjitha gratë shtatzëna të shtruara në spital me simptoma COVID-19 vitin e kaluar ishin të pa vaksinuara.

Të dhënat, të mbledhura nga Sistemi i Mbikëqyrjes Obstetrike në Mbretërinë e Bashkuar, zbuluan se 96 për qind e grave në spital me simptoma nuk ishin vaksinuar, shkruan Mirror.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social citoi statistika nga studimi, duke shënuar se nga gratë shtatzëna të pa vaksinuara në spital, një e treta kishte nevojë për mbështetje të frymëmarrjes.

Përafërsisht 20 për qind e grave të shtruara në spital me virus duhej të lindnin para afatit për t’i ndihmuar ato të shërohen siç duhet.

Shkencëtarët dhe zyrtarët qeveritarë këmbëngulin se vaksina kundër COVID-19 është e sigurt për gratë shtatzëna.

Gill Walton, shefi ekzekutiv dhe sekretari i përgjithshëm i RCM, tha: “Ka prova dërrmuese që vaksina anti-COVID është e sigurt për gratë shtatzëna dhe për foshnjat e tyre – dhe se është mënyra më e mirë për t’i mbajtur ato të sigurta nga dëmtimi. Mjerisht, ka shumë gra shtatzëna që shtrohen në spital me COVID-19”.

Dr. Jen Jardine nga RCOG, e cila është shtatzënë në muajin e shtatë dhe ka pasur një vaksinë përforcuese për COVID-19 , tha: “Si mjeke dhe si nënë shtatzënë, tani mund të jemi shumë të sigurt se vaksinat ofrojnë më të mirën e mundshme – mbrojtje për ju dhe fëmijën tuaj të pa lindur kundër këtij virusi”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë