Hën, Maj 25, 2026
Banner Top
Banner Top

Gjatë javës së kaluar, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë lindur 28 foshnje.

Sipas raportit javor, në këtë periudhë janë realizuar 2,959 vizita specialistike dhe janë regjistruar 275 pranime të reja për trajtim, ndërsa mesatarisht 183 pacientë kanë qenë të shtrirë çdo ditë.
Në laboratorë, 1,422 pacientë kanë kryer gjithsej 17,965 analiza laboratorike, duke reflektuar një volum të lartë pune në këtë sektor.

Gjatë kësaj jave janë kryer edhe 39 operacione me sukses dhe 219 dializa.

Në kuadër të shërbimeve diagnostike janë realizuar 559 incizime me rëntgen, 306 ekzaminime me ultrazë, 86 rezonanca magnetike (MRI) dhe 4 mamografi.

Po ashtu, janë kryer 64 ehokardiografi, 19 ergometri, 28 gastroskopi, 12 kolonoskopi dhe 2 holtera.

Sipas njoftimit, në repartin e rehabilitimit janë ofruar edhe 241 shërbime fiziatrike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë