Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se dje në këtë spital janë kryer 20 operime dhe janë realizuar edhe 510 vizita specialistike.
Po ashtu, sipas njoftimit, në këtë spital dje kanë ardhur në jetë 5 foshnja.
“Shërbime të tjera të rëndësishme nga dita e djeshme:
- 243 pacientë janë të shtrirë në spital;
- 3,979 analiza laboratorike për 291 pacientë;
- 34 dializa;
- 72 Rëntgen, 38 Ultrazëra, 10 MRI;
- 15 Ehokardiografi, 5 Ergometri dhe 8 Gastroskopi;
- 37 Fizioterapi.” ka theksuar Spitali i Përgjithshëm në Pejë.












