Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 1641 ndërhyrje kirurgjike, duke përfshirë operacionet emergjente dhe ato të planifikuara.
Ky rezultat pasqyron angazhimin e ekipeve kirurgjikale të këtyre spitaleve për të ofruar shërbime të sigurta, profesionale dhe në kohë për të gjithë pacientët tanë.
Mirënjohje për mjekët, infermierët dhe të gjithë stafin që kujdesen çdo ditë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve!












