Mar, Tet 8, 2024
Banner Top
Banner Top
“Gratë beqare janë më të lumtura”

Jetojmë në shekullin XXI. Njerëzit jo gjithmonë, e shohin të domosdoshme të gjejnë një partner. Edhe gratë tani kryesisht në gjithë botën, janë më shumë të fokusuara në karrierë dhe në jetën e tyre duke mos bërë kompromis me dashuri.

Sipas një hulumtimi të bërë nga Mintel Press Office, gratë që janë beqare e shijojnë më shumë jetën.

Sipas këtij hulumtimi 61% e grave beqare kanë thënë se janë të lumtura me statusin e tyre, kurse vetëm 49% e burrave në Britani të Madhe kanë thënë se ndjehen të lumtur si beqar.

Ja disa arsye pse sipas këtij hulumtimi, gratë beqare janë më të lumtura:

Kanë më shumë kohë për veten

Gratë në një lidhje dashurie, shpesh ankohen që nuk kanë kohë për vetën. Janë gjithmonë duke u kujdesur për fëmijët dhe gjithë familjen. Në ndërkohë, sipas këtij hulumtimi gratë beqare, kanë gjithë kohën që të merren me veten.

Fokusohen në karrierë

Për fat të keq, ka shumë gra që duhet të heqin dorë nga ëndrrat dhe karriera e tyre, pasi fillojnë një lidhje serioze. Kjo gjë ndodhë për shumë arsye, përfshirë këtu edhe që gratë paguhen shumë më pak se sa burrat. Në anën tjetër, gratë beqare kanë më shumë kohë të fokusohen në karrierë dhe t’i arrijnë qëllimet e tyre.

Udhëtojnë më shumë

Gratë beqare në botë, kanë më shumë kohë dhe të ardhura e për këtë arsye kanë edhe më shumë mundësi të udhëtojnë. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë