Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se Mjekimi Qendror Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është njëri nga alternativat e fundit dhe kryesore të trajtimeve të rënda klinike të rasteve me COVID-19, njofton Klan Kosova.
“Përmes doktorit Naim Kuqi, i falënderoj të gjithë personelin shëndetësor për punën dhe përkushtimin që treguan në trajtimin e pacientëve me COVID-19 që janë të shtrirë në këtë klinikë”.
“Kjo na e dëshmon se edhe ne mund të luftojmë pandeminë me fuqit tona këto që i kemo. Edhe një herë nga këtu e përqojmë mesazhin për qytetarët që të kenë kujdes që të mos kemi nevojë për trajtim klinik”.
Zemaj gjatë konferencës për media sot tha se ka kërkuar staf shëndetësor nga shtetet mike.
“Në kuadër të kësaj kam kërkuar nga shtetet tjera që ta rrisim kapacitetin në mbështetjen profesionale dke dërguar asistentë që të shohim së bashku si mund ta menaxhojmë më shumë situaten me koronavirus”.
“Ne si ministri e Shëndetësisë jemi obligativ të ofrojmë mbështetje sa më shumë për ngritjen e resurseve humane dhe kapaciteteve, duhet ta përcjellim këtë trend të përkrahjes”.
“Ne kemi hapur afatin për licencimin e anesteziologëve ku do të rritet edhe numri i tyre dhe do të bëhen pjesë e mbështetjes së punës”.
Zemaj ka folur edhe për shtesat prej 300 euro për personelin shëndetësor në QKUK dhe në Spitale të Përgjithshme.
“Personeli ka marrë një pjesë të konsiderueshme të shtesave, me SHSKUK-në jemi duke punuar në hartimin dhe draftimin e listave të personelit shëndetësorë. E kemi një marrëveshje që nga shtatori i gjithë personeli do ta ketë shtesën”, ka thënë Zemaj./KlanKosova













