Mar, Jan 14, 2025
Banner Top
Banner Top
Vetëm 17.4% e popullsisë së botës ka marrë të dy dozat e vaksinës Anti-COVID

Të dhënat e vaksinimit në mbarë botën një vit pas fillimit të fushatës nuk janë inkurajuese pasi ka vende që nuk kanë ende akses në vaksina dhe vetëm 17.4% e popullsisë së botës është vaksinuar me të dyja dozat.

Deri më tani, sipas Economist, në 191 vende janë shpërndarë 9.5 miliardë doza. Që nga  fushata e parë e vaksinimit në Britani më 8 dhjetor, programet e vaksinimit masiv janë përhapur në çdo kontinent të botës.

Megjithatë, 4 vende nuk kanë filluar ende fushatën e vaksinimit. Deri më tani, 59.9% e popullsisë së botës mbi 12 vjeç kanë marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Përqindja e personave që kanë marrë të dyja dozat është 17.4%.

Përqindja e vaksinimit në çdo kontinent:

Azia Lindore: 79.3%

Amerika e Jugut: 77.1%

Bashkimi Europian: 73.1%

Amerika e Veriut: 72.6%

Azia Jugore: 63%

Oqeania: 62%

Pjesa tjetër e Europës: 56.5%

Amerika Qendrore: 51.2%

Azia Qendrore: 48.2%

Afrika Sub-Sahariane: 11.7%/abcnews.al

Youtube

Arkiva

Kategoritë