Shumica e grave përjetojnë dhimbje gjatë menstruacioneve. Sipas Sipas Komitetit të Mjekëve në Uashington, për rreth 15% të grave dhimbja është aq e fortë sa ndërhyn në punë apo aktivitete të tjera për një ose më shumë ditë çdo muaj. Ndonjëherë dhimbja lehtësohet pas lindjes, por për shumë gra ajo vazhdon.
Ushqimet që luftojnë inflamacionin
Ngrënia e ushqimeve që reduktojnë inflamacionin në trup ndihmon gjithashtu në lehtësimin e ngërçeve menstruale. Këtu përfshihen frutat, perimet, drithërat e plota, bishtajoret, arrat dhe farat. Studimet kanë treguar se si ushqyerja bimore dhe ajo vegjetariane ndihmojnë në uljen e inflamacionit falë sasive të mëdha të antioksidantëve dhe përbërjeve bimore mbrojtëse.
Ekziston një lidhje midis ushqimit dhe niveleve të estrogjenit në trup. Produktet shtazore dhe vajrat e përpunuar rrisin estrogjenin. Sa më shumë ushqime të tilla konsumohen, aq më shumë trashet shtresa e mitrës. Kur ajo shpërbëhet gjatë ciklit, çliron më shumë prostaglandina, duke shkaktuar dhimbje më të forta.
Si ndikon ushqimi te hormonet
Një dietë me pak yndyrë dhe me shumë fibra mund të ulë ndjeshëm nivelin e estrogjenit. Kjo ka rëndësi edhe për shëndetin e gjirit, pasi nivelet e ulëta të estrogjenit zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit.
Nëse një grua që ushqehet në mënyrë tipike perëndimore e përgjysmon sasinë e yndyrës që konsumon, niveli i estrogjenit mund të ulet rreth 17%. Sa më pak yndyrë, aq më i ulët hormoni. Kjo ndikon pozitivisht te qelizat e mitrës.
Një dietë e pasur me fibra ndihmon gjithashtu trupin të eliminojë estrogjenin. Zakonisht, mëlçia e përpunon atë dhe e dërgon në zorrë përmes kanaleve biliare. Atje, fibrat e thithin dhe e nxjerrin jashtë me mbetjet. Sa më shumë fibra të ketë dieta, aq më mirë funksionon ky proces natyral.
Produktet shtazore dhe ushqimet e përpunuara nuk përmbajnë fibra. Kur dieta bazohet në mish, bulmet ose produkte të rafinuara, estrogjeni që duhet të largohet kthehet sërish në qarkullim. Kjo rrit sasinë e estrogjenit në gjak. Megjithatë, fibrat që gjenden në drithëra, perime, bishtajore e fruta e bllokojnë këtë rikthim, duke ndihmuar në uljen e dhimbjeve menstruale.
Studimet në Japoni kanë treguar se gratë që konsumojnë më shumë fibra raportojnë dhimbje shumë më të lehta. Përveç kësaj, konsumi i madh i mishit të kuq dhe atij të përpunuar është lidhur me rrezik më të lartë për endometriozë, një gjendje e dhimbshme ku qelizat e mitrës rriten jashtë saj. Gratë që hanin më shumë se dy racione mish të kuq në ditë kishin rreth 56% më shumë gjasa të zhvillonin endometriozë. Edhe produktet e qumështit mund të shtojnë estrogjenin, pasi lopët shpesh janë shtatzëna kur mjellet dhe ky hormon kalon në qumësht.
Duke shmangur produktet shtazore, ushqimet e përpunuara dhe vajrat e shtuar, trupi prodhon më pak estrogjen. Zëvendësimi i mishit dhe bulmetit me drithëra, bishtajore dhe perime ndihmon në eliminimin më të mirë të tij.
Një studim i botuar në revistën Obstetrics & Gynecology tregoi se një dietë vegane me pak yndyrë uli ndjeshëm dhimbjet dhe simptomat e PMS-it. Në këtë studim morën pjesë 33 gra që ndoqën për disa javë këtë lloj diete dhe më pas u kthyen në dietën e tyre të zakonshme. Kur ndiqnin dietën bimore, gratë raportuan dhimbje shumë më të lehta, më pak mbajtje uji dhe ndryshime më të vogla humori. Disa prej tyre madje nuk deshën të ktheheshin në mënyrën e vjetër të të ushqyerit për shkak të përmirësimit që ndienin.
Si ta vini ushqimin në punë
Sekreti është të ndiqet dieta me përkushtim që efektet të jenë të dukshme me kalimin e kohës.
Hani sa më shumë:
- Drithëra të plota: oriz kaf, bukë integrale, tërshërë
- Perime: brokoli, spinaq, karota, patate të ëmbla, lakër Brukseli
- Bishtajore: fasule, bizele, thjerrëza
- Fruta: mollë, mango, manaferra, portokall
Shmangni plotësisht:
- Produkte shtazore: peshk, mish, pulë, vezë, qumësht dhe derivatet e tij
- Drithëra të rafinuar: bukë e bardhë, produkte me miell të bardhë
- Vajra të shtuar: salca, margarinë, vaj gatimi
- Ushqime me shumë yndyrë: petulla, djathë, patate të skuqura, fast food
Edhe pse mund të duket si ndryshim i madh, heqja graduale e ushqimeve të caktuara e bën procesin më të lehtë. Mund të provoni receta të reja dhe ta ndani përvojën me familjen apo miqtë. Me kalimin e disa cikleve, mund të vini re më pak dhimbje, më shumë energji dhe humbje peshe. Kjo ndjenjë lehtësimi është shpërblyese për shumë gra. Për të parandaluar kthimin e dhimbjeve menstruale apo simptomave të tjera, është e rëndësishme të shmangni produktet shtazore dhe ushqimet e vajosura. Zgjidhni gjithmonë ushqime sa më natyrale, si oriz kaf në vend të atij të bardhë dhe bukë integrale në vend të së bardhës, për të marrë të gjitha fibrat dhe vlerat ushqyese që trupi ka nevojë.
Duke ndryshuar mënyrën e të ushqyerit, mund të përjetoni përmirësime të dukshme në shëndetin tuaj dhe një cikël menstrual më të lehtë. /The Physicians Committee/












