Pre, Dhj 13, 2024
Banner Top
Banner Top
Ushqimet dhe pijet e dëmshme për zemër

Shkruar nga Dr. Gëzim Berisha Kardiolog

Në vijim janë disa nga ushqimet të cilat nëse konsumohen në përditshmëri kanë efekte negative për shëndetin në përgjithësi dhe për zemrën në veqanti. Nuk do të thotë që këto ushqime të evitohen plotësisht por duhet pasur kujdes me to duke i konsumuar në sasi të limituar:
⛔️ Sheqernat, kripërat dhe yndyrnat: Këto substanca janë të domosdoshme për organizmit tonë, por nëse konsumohen cdo ditë në sasi të egzagjeruar rrisin gjasat që të prekeni nga sulmi në zemër dhe sulmi në tru.
⛔️ Mish i i kuq: Konsumimi i madh i mishit të kuq rrit rrezikun për sëmundje të zemrës dhe për sëmundjen e sheqerit. Kjo ndodh kryesisht për shkak te mishi i kuq përmbanë sasi të lart të yndyrnave të ngopura që janë të dëmshme për shëndetin.
⛔️ Mishërat e procesuara siq janë sallmat, proshuta, sugjuku si dhe ushqimet e shpejta janë ushqimet më të këqija për zemrën tuaj. Ato pëmbajnë shumë kripë dhe yndyrna të ngopura që janë të lidhura direkt me sëmundjet e zemrës.
⛔️ Pijet e gazuara dhe pijet energjike: Pijet e gazuara përmbajnë sasi jashtëzakonisht të lart të sheqernave duke i tejkaluar shumë fish nevojat e organizmit për sheqer. Njerzit kanë tendencë të konsumojnë pije energjike pas një dite të lodhshme për rritjen e performancës fizike dhe mentale. Konsumimi i rregullt i pijeve energjike rrit gjasat për sulm në zemër, sulm në tru dhe hipertension arterial.
⛔️ Alkoholi i konsumuar në përditshmëri shkakton hipertension, pamjaftueshmëri të zemrës, sulm në zemër dhe në tru.
⛔️ Pomfriti dhe qipsi përmbajnë shymë yndyrna dhe kripë që janë armiq të zemrës. Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë 2-3 herë në javë pomfrit kanë tendencë të vdesin më të ri. Nëse jeni adhurues i madh i tyre preferohet t’i përgadisni vet në shtëpi me vaj ulliri./ Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë