Die, Jan 23, 2022
Banner Top
Banner Top
Urinimi i fëmijëve në shtrat, si mund t’i ndihmojmë?

Urinimi natën ose me emrin mjekësor – inkontinenca urinare e natës, shpesh herë është pjesë normale e zhvillimit të fëmijëve, nëse ndodh deri në moshën 7 vjeçare.

Deri në atë moshë fëmija është ende duke u zhvilluar në kontrollimin e fshikëzës së urinës gjatë natës. Gjithashtu arsyeja mund të jetë edhe fizike sepse ka raste kur fshikza mund të jetë më e vogël e sasia e urinës së grumbulluar është më e madhe, dhe si rezultat fshikza mbushet para se të përfundojë nata.

Trashëgimia nga prindërit mund të jetë arsyeja tjetër, sepse nëse vetëm njëri prind është ballafaquar me problemin e njejtë, te fëmija shansat rriten për 50%.

Prandaj qortimi dhe ndëshkimi nuk ju ndihmojnë.

Në arsyet më të rënda të shfaqjes së saj hyjnë: infeksionet dhe sëmundjet nervore. Ata me sëmundje nervore urinojnë padashje edhe gjatë ditës./NetDoktori

Arkiva

Kategoritë