Die, Shk 16, 2025
Banner Top
Banner Top
Tri simptoma që gratë s’duhet t’i injorojnë, mund të jenë shenja të kancerit të qafës së mitrës

Ekspertët u kanë bërë thirrje grave të jenë të kujdesshme ndaj tri shenjave që mund të sinjalizojnë një nga llojet e kancerit më vdekjeprurëse, pasi identifikimi i hershëm i sëmundjes ndihmon ndjeshëm në rritjen e mundësive të mbijetesës.

Rreth dy gra në ditë vdesin në Britani, si pasojë e kancerit të qafës së mitrës, raporton Daily Mail.
Kanceri i qafës së mitrës shpesh quhet “vrasës i heshtur” për shkak se simptomat mund të ngatërrohen lehtësisht me probleme më pak serioze, si cikle menstruale të rënda dhe lodhje. 
Por, nëse shenjat vërehen herët, mundësia për të mbijetuar për të paktën pesë vjet është rreth 95 për qind.

Kjo përqindje bie në 15 për qind nëse kanceri zbulohet në stadet më të vonshme, kur ai është përhapur në pjesë të tjera të trupit.

Angela Sarmiento Bentancourt, specialiste mjekësore në kompaninë e teknologjisë shëndetësore “myTomorrows”, e cila ndihmon pacientët të kenë qasje në provat klinike, ka theksuar tri shenja, që sipas saj janë të rëndësishme.

Simptomat e mundshme:

Cikli mesntrual i rëndë dhe gjakderdhja pas marrëdhënieve intime: Gjakderdhja pas marrëdhënieve intime, ndërmjet cikleve menstruale ose pas menopauzës, është një simptomë e mundshme e kancerit të qafës së mitrës.

Dhimbjet gjatë marrëdhënieve intime dhe dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës e fundit të abdomenit: Dhimbja e shpinës dhe dhimbja në pjesën e legenit janë zakonisht të lidhura me ciklin menstrual, por mund të jenë gjithashtu një shenjë e kancerit të qafës së mitrës.

Lodhja e tepërt: Gjakderdhja më e rëndë dhe më e shpeshtë mund të shkaktojë lodhje të madhe, një simptomë e zakonshme e kancerit të qafës së mitrës.

Si shkaktohet kanceri i qafës së mitrës? 

Kanceri i qafës së mitrës shkaktohet nga infeksioni i papilomavirusit (HPV). Ky virus ka mbi 100 lloje, dhe vetëm rreth 30 mund të ndikojnë në zonën gjenitale. Shumë njerëz nuk shfaqin simptoma, pasi ato mund të shfaqen vite pas infeksionit, dhe shumica e rasteve kalojnë pa trajtim.

Parandalimi dhe vaksinimi 

Prezervativët mund të ndihmojnë për të ulur mundësinë e infeksionit të HPV-së, megjithatë nuk ofrojnë mbrojtje të plotë. Ka një vaksinë për HPV, që është më shumë se 80% efektive dhe është në dispozicion në shumicën e vendeve të zhvilluara. Vaksina është e disponueshme për fëmijët midis moshave 11 dhe 12 vjeç, dhe mund të merret edhe në moshat 15 deri 26 vjeç për ata që e kanë humbur këtë mundësi.

Në Britaninë e Madhe, të gjitha gratë mes moshave 25 dhe 64 vjeçe ftohen për të bërë kontrolle të rregullta të qafës së mitrës, që janë mënyra kryesore për diagnostikimin e kancerit të qafës së mitrës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë