Një lëkundje tërmeti është ndier gjatë natës së kaluar në Shqipëri.
Qendra Evropiane e Tërmeteve ka bërë të ditur se tërmeti në fjalë ka pasur magnitudë 4.1 të shkallës Rihter.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte jugperëndimi i Gjirokastrës.
Nuk raportohet për dëme.