Të dielën emisionin Familja jonë e nisim me psikologen e fëmijëve Elsa Baca nga Instituti për Shërbime Psikologjike-Sociale “Visar Sadiku, me të cilen flasim për çrregullimet në të folur.
Klinika Gjermane e Syve këtë vikend shënon 20 vjetorin e themelimit. Në një storie të shkurtë do ta shohim kronologjinë e sukseseve vit pas viti të kësaj klinike.
Te rubrika e magjikëve të vegjël e kemi të ftuar shkrimtaren e vogël Nahar Rrmoku.
Tutje, nga terreni sjellim këshillat për shëndetin oral nga Advanced Dental Center bashkë me Dr. Flamur Hajdaraj.
E krejt në fund, tek rubrika Kuzhina e Familjes, bashkë me nutricionisten dhe dietologen Albulena Shabani Ilazi, sjellim një pije freskuese me gaz, por të shëndetshme.
Takohemi të dielën, në ora 16:00, në Kanal 10!












