Mar, Pri 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Tavë me pulë dhe lakra

Përbërësit: 3-4 kofsha pule, 1 kokë lakër e vogël, 3-4 thelpinj hudhër, 2 qepë, vaj ulliri, kripë, piper, rigon, rozmarinë, trumëz, 3 lugë gjellë aceto balsamik, 2 lugë gjelle mjaltë, 1/2 lugë çaji piper djegës dhe 1 grusht arra.

Përgatitja: Marinojmë pulën me vaj ulliri, kripë, piper, rigon dhe trumëz. Lakrën e presim në feta dhe më pas pregatisim marinimin. Bashkojmë në një tas aceton, mjaltin, 1 lgj vaj ulliri, piperin djegës, kripën. Masën e hedhim mbi lakrat duke e përhapur me dorë, që të shpërndahet njëtrajtësisht. Pulën e marinuar e pjekim në furrë për 15 minuta, në temperaturë 180⁰-200⁰C. Shtojmë në tavën e pulës lakrën. Hudhrat e prera dhe rrathët e qepëve. Vazhdojmë pjekien për afërsisht 30 minuta. Lakra do filloj ta humbasë volumin gjatë pjekies dhe do të zbutet. 10 minutat e fundit, shtojmë në tavë një grusht me arra. Përfundojmë pjekien pasi pula të filloj të bëhet kërce dhe lakra të jetë zbutur.

Burimi: Living

Youtube

Arkiva

Kategoritë