Një studim ndërkombëtar ka treguar se mënyra si gratë shtatzëna e imagjinojnë vaksinimin ndikon në vendimin e tyre për t’u vaksinuar.
Studimi nga Universiteti i Australisë Perëndimore dhe Universiteti i Plymouth-it përfshiu mbi 400 gra shtatzëna në Perth. Atyre iu kërkua të vlerësonin rreziqet nga sëmundje si gripi, kolla e mirë dhe COVID-19, dhe të tregonin çfarë imazhesh u vijnë në mendje kur mendojnë për vaksinat.
Të dhënat treguan se gratë që imagjinonin skenarë negativë (frikë nga efekte anësore apo dëmtim i foshnjës) ishin më hezituese për vaksinim. Ndërsa ato që mendonin për gjëra pozitive, si mbrojtja e foshnjës përmes antitrupave, kishin më shumë gjasa të vaksinoheshin.
Në fund të shtatzënisë, normat e vaksinimit ishin:
– 82.1% për kollën e mire;
– 60.1% për gripin;
– 7.2% për COVID-19.
Studiuesit thonë se imazhet mendore ndikojnë shumë në vendim dhe se mjekët duhet të komunikojnë vaksinimin në mënyrë më pozitive, duke theksuar mbrojtjen e nënës dhe foshnjës.












