Ernesi, një i ri 18-vjeçar nga Preoci, ka pasion të madh për teknologjinë, kompjuterët, pajisjet mobile dhe softuerët, janë fusha që gjithmonë e kanë frymëzuar. Edhe pse vjen nga një mjedis me më pak mundësi punësimi, ai nuk u ndal së kërkuari rrugë për zhvillim.
Përmes një miku, Ernesi u njoh me programin “Puna Ime e Parë” dhe vendosi të aplikojë. Sot, ai punon në një pozitë administrative në postë, ku ndihmon me sistemimin e dokumenteve dhe mbështet ekipin me përkushtim.
“Ky program më ka ndihmuar shumë. Kam fituar përvojë, vetëbesim dhe ndjej se po rritem profesionalisht,” thotë Ernesi.
Për të rinjtë nga komuniteti i tij, mesazhi i tij është: “Mos e humbni besimin në vetvete. Edhe kur duket vështirë, mundësitë ekzistojnë. Vetëm duhet t’i kapni.”
Programi “Puna Ime e Parë” vazhdon të krijojë rrugë të reja drejt punësimit për të rinjtë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. VORAE












