Die, Mar 29, 2026
Banner Top
Banner Top
Spitali për trajtimin e varësive – Rezonanca 3, ju ofron një ambient të sigurt, konfidencial dhe mbështetës

Në Spitalin për trajtimin e varësive – Rezonanca 3 gjeni një ambient të sigurt, konfidencial dhe mbështetës, ofrohet ndihmë e specializuar për ata që kërkojnë shërim dhe mirëqenie mendore. Trajtimi i varësisë nga droga dhe alkooli kërkon qasje të kujdesshme, profesionale dhe të personalizuar, elemente këto që përbëjnë bazën e punës së Spitalit për Trajtimin e Varësive Rezonanca 3.

Aty ofrohet trajtimi i avancuar për varësitë, duke u mbështetur në përvojën e një ekipi ekspertësh mjekësorë dhe terapeutikë. Çdo pacient trajtohet me respekt dhe diskrecion të plotë, ndërsa mbështetja ofrohet në çdo fazë të procesit të shërimit, nga hapat e parë deri në rikthimin gradual në jetën e përditshme.

Në Spitalin për Trajtimin e Varësive Rezonanca 3 realizohet terapi profesionale e detoksit nën kujdes mjekësor 24 orë në ditë. Procesi zhvillohet në një ambient të qetë dhe të sigurt, i krijuar për të minimizuar stresin dhe për të garantuar stabilitet fizik dhe emocional.

Përveç detoksifikimit, trajtimi fokusohet edhe në aspektin psikologjik dhe emocional të varësisë. Përmes terapive mbështetëse dhe qasjeve bashkëkohore terapeutike, pacientët ndihmohen të kuptojnë shkaqet e varësisë dhe të ndërtojnë aftësi për një jetë më të balancuar dhe të qëndrueshme.

Spitalin për trajtimin e varësive – Rezonanca 3 mund ta kontaktoni në numrin +383 49 603 700 dhe ta vizitoni në adresën: Magjistralja Prishtinë–Ferizaj, km 10.

Youtube

Arkiva

Kategoritë