Pre, Qer 26, 2026
Banner Top
Banner Top

Spitali i Përgjithshëm në  Prizren ka  njoftuar se viti 2024 ka qenë i jashtëzakonshëm për këtë  duke ofruar shërbime të rëndësishme për banorët e rajonit.

Hapja e tri shërbimeve të  reja në këtë spital kanë  qenë sukses i veqantë  në vitin 2024  që  kanë  ndihmuar në  përmisimin e trajtimit të pacinetëve.

Spitali ka hapur shërbimin e MRI-së në shkurt të vitit paraprak i cili ka mundësuar një diagnozë më të saktë për pacienët që kërkojnë trajtime të avancuara.Tutje është aktivizuar dhe laboratori i kardiologjisë invazive  dhe kirurgjia maksillofaciale.

Përgjatë vitit 2024 në këtë spital  janë hospitalizuar 19 mijë e 274 pacientë të  cilët kanë  qëndruar në spital për 66 mijë e 790 ditë shërimi, gjithashtu janë  realizuar  4 mijë  e 719 operacione.

Youtube

Arkiva

Kategoritë