Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Spitali i Ferizajt për herë të parë pajiset me mamograf

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se, në kuadër të furnizimit me pajisje mjekësore të spitaleve të përgjithshme, ka pajisur me mamograf Spitalin e Ferizajt.

ShSKUK ka theksuar se ky spital për herë të parë është pajisur me mamograf dhe puna me të pritet të fillojë së shpejti.

ShSKUK po punon në vazhdimësi për sigurimin e pajisjeve të tjera, me qëllim të ofrimit sa më kualitativ të shërbimeve shëndetësore për pacientët”, thuhet më tutje në njoftim.

Ky furnizim është mundësuar nga huamarrja e Bankës Botërore, përmes Ministrisë së Shëndetësisë.

Duhet të theksohet që kohë më parë, Spitali i Ferizajt është pajisur edhe me Tomografi të Kompjuterizuar.( CT).

Arkiva

Kategoritë