Enj, Kor 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Simptomat nga diabeti

Diabeti është një sëmundje që ndikon në mundësinë që ka trupi në prodhimin e insulinës, duke rezultuar më pas me nivel të lartë të sheqerit.

Shumica e simptomave mund të jenë të fshehura dhe njerëzit zakonisht i injorojnë.

Janë disa shenja që ju duhet t’i kushtoni vëmendje e ato janë:

Etja dhe urina e shpeshtë – janë ndër shenjat më të zakonta të diabetit. Kur jeni me diabeti, veshkat nuk mund të absorbojnë gjithë sheqerin, për këtë arsye keni nevojë më shumë për ujë dhe urinoni më shpesh.

Jeni të uritur tërë kohën – nevojë për të ngrënë, urina dhe etja, janë tre shenjat kryesore të diabetit. Ndjenja e urinës tek një person me diabet, nuk zhduket as pasi ushqehet.

Lodhja – kur një person është me diabet, ndjehet i lodhur tërë kohën dhe ka nevojë për gjumë, kjo pasi qelizat nuk kanë mjaftueshëm glukozë për ta përdorur si energji. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë