Mar, Jan 25, 2022
Banner Top
Banner Top
Simptomat e para të kancerit të veshkave që s’duhet t’i injoroni kurrë

Veshkat janë janë themeli i shëndetit metabolik, pasi rregullojnë tensionin e gjakut, forcojnë kockat, rregullojnë elektrolitet në trup dhe filtrojnë toksinat e lëngjet e panevojshme. Kanceri i veshkës, quajtur ndryshe karcinoma renale, shfaqet kur qelizat tek njëra apo të dyja veshkat fillojnë të rriten në mënyrë jonormale dhe formojnë një masë tumorale që vendoset sipër qelizave të shëndetshme. Ky lloj kanceri është 1 nga 10 më të përhapurit si te burrat ashtu edhe te gratë. Jeni më të rrezikuar që të zhvilloni kancer të veshkave nëse:

Pini duhan: Duhanpirja dyfishon rrezikun. Mendohet se duhani është shkaktari i 30% të rasteve me kancer tek meshkujt dhe 25% tek femrat.

Jeni mbipeshë: Njerëzit mbipeshë ose obezë janë gati dyfish më të rrezikuar që të zhvillojnë kancer të veshkës.

Merrni shumë ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve: Përdorimi për një periudhë shumë të gjatë të aspirinës, acetaminofenin ose ibuprofenit mund të rrisë rrezikun.

Nëse masa tumorale është shumë e vogël, mund të mos vëreni asnjë simptomë. Ndërsa masat e mëdha tumorale mund të shkaktojnë këto probleme si: gjak në urinë, dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, ndiheni të lodhur, keni humbur shumë peshë pa asnjë arsye dhe temperaturë e lartë e trupit.

Arkiva

Kategoritë