Die, Tet 13, 2024
Banner Top
Banner Top
Si t’i parandalojmë hemorroidet

Shkruar : Visar Zekaj – Specialist/Internist/Gastroenterohepatolog

Çka janë hemorroidet?

Hemorroidet janë fyerja e venave të anusit dhe rektumit (formimi i shtyllave hemorroidale) te cilat manifestohen me ajtje dhe skuqje te asaj pjese, dhimbje, dhe gjakderdhje.
Shkaktarët më të shpeshtë të paraqitjes së hemorroideve janë: Obeziteti (trashësia), shtatzënësia, kapsllëku kronik (opstipacioni) dhe barkqitjet e shpeshta (diarrea).
Hemorroidet ndahen në të brendshme të cilat paraqiten brenda vijes anokutane dhe të jashtme të cilat paraqiten jashtë vijës anokutane. Poashtu ndahen në IV grada : 
Grada I : janë hemorroide të brendshme që nuk dalin jashtë.
Grada II: Janë hemorroide të brendshme të cilat gjatë jashtëqitjes dalin jashtë dhe në mënyrë spontane kthehen dhe futen brenda.
Grada III: Janë hemorroide të brendshme të cilat gjatë jashtëqitjes  dalin jashtë dhe nuk futen brenda në mënyrë spontane por me dorë.
Grada IV: Janë hemorroide të brendshme që dalin jashtë dhe inkarcerohen.

Cilat janë simptomat e hemorroideve?

Hemorroidet e brendshme-paraqiten brenda vijës anokutane, shpeshherë janë të pa dukshme dhe ndër shenjat e para janë prezenca e gjakut e cila paraqitet pas defekimit, e nganjëherë ato mund te rrëshqasin dhe të dalin jashtë të shkaktojnë ajtje (edeme), të bëhen të dhimbshme dhe të irritueshme, në këto raste quhen si hemorroide te prolabuara.
Hemorroidet e jashtme paraqiten jashtë vijës anokutane me shfaqjen e shtyllave hemorroidale dhe manifestohen me ajtje, dhimbje gjate defekimit, gjakderdhje, mpiksje gjaku. Këto forma të paraqitjes quhen si hemorroide të jashtme të trombozuara.
Lodhja e tepërt fërkimi i tepruar mund të shkaktoj edhe shenjat e kruarës, irritimit, gjakderdhjes, kullimit dhe formimit të rrethit vicioz te shenjave.

Sa janë të shpeshta hemorroidet?

Hemorroidet janë mjaft të shpeshta si te meshkujt ashtu edhe te femrat. Pothuajse 50% e popullatës mbi 50 vjeçare kane hemorroide. Poashtu mjaft të shpeshta janë të gratë shtatzëna si rezultat i presionit te fetusit që bën në bark, si dhe ndryshimet hormonale, por hemorroidet gjatë shtatzënësisë janë kalimtare.

Si diagnostifikohen hemorroidet?

Hemorroidet diagnostifikohen nga mjeku specialist sepse prezenca e gjakut gjate defekimit mund te rezultojë edhe nga probleme tjera të zorrës së trashë (kanceri i kollonit, sëmundje inflamatore të zorrëve etj). Me anën e ekzaminimit digitorektal mjeku bën ekzaminimin e pjesës së jashtme të anusit, duke eliminuar kështu patologjitë përreth anusit si tumorin e anusit, abscesin, fisurën, fistulën anale etj., ekzaminon pjesën e brendshme të anusit ku preken hemorroidet apo masa tjera të prekshme me gisht, si dhe për prezencën e gjakut në ekzaminim.
Ekzaminimi tjetër që bëhet edhe anoskopi me anë të cilit doktori ekzaminon hemorroidet e brendshme. Por për verifikim të saktë të sëmundjes duhet të bëhet edhe videokollonoskopia.

Si ti parandalojmë hemorroidet?

Parandalimi hemorroideve duhet bërë duke rregulluar jashtëqitjen normale duke evituar kapsllëkun dhe diarrenë, e cila mund të evitohet me marrjen e ushqimeve të pasura me fibra dhe me lëngje. Përmes kësaj diete nevoja bëhet më e butë dhe lëvizshmëria e tyre në zorrë lehtësohet dhe në këtë formë evitohen shtërzimet dhe evitohet presioni mbi venat e anusit. Ushqimi i pasur me fibra si dhe konsumimi i lëngjeve (6-8 gota lëng në dite por pa alkool) eviton në masë të madhe problemet hemorroidale, sepse zbutet jashtëqitja dhe në këtë mënyrë arrihet defekimi më i lehtë dhe pa presion në venat hemorroidale. Fibrat ushqimore i hasim në pemë, perime dhe në miellin me përmbajtje të krundeve. Eliminimi ne maksimum i ushqimeve të skarës (qebapë, pleskavica, suxhuk, mish I thatë etj), përdorimi i shpeshtë i picave, specave djegës, ndihmojnë në parandalimin e paraqitjes së hemorroideve.
Poashtu aktiviteti fizik i shoqëruar me ushqimin e pasur me fibra ndihmon ne parandalimin e formimit të hemorroideve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë