Pre, Jan 28, 2022
Banner Top
Banner Top
Si të mbrohemi nga alergjitë e stinës?

Alergjitë e stinës në këtë periudhë është një ndër temat më të folura kohët e fundit, të cilat janë kryesisht më të pranishme tek fëmijët.

Doktoresha alergologe shqiptare, Alketa Ibranji u shpreh se nuk duhet të neglizhohen disa simptoma fare të vogla, pasi sipas saj më vonë mund të çojnë në probleme të mëdha shëndetësore, si sëmundja e astmës.

“Një sinozit i përsëritur me patjetër që mjekut pediatër duhet t’i shkojë mendja tek alergjitë. Nënat të cilat thonë se çdo dimër fëmijët kalojnë bronkitet, në këtë mënyrë duhet të kërkojnë ndihmën e arkeologut. Alergjia është një problem kronik. Dhe fëmijët e prekur, nuk  është se do të vuajnë gjatë gjithë kohës, por është më shumë sezonal. Prandaj, nuk duhet të neglizhohet nga prindërit, pasi një anashkalim i vogël mund të ketë pasoja afatgjata më vonë siç mund të jetë shfaqja e sëmundjes së astmës”, u shpreh alergologe Ibranji në oranews.

Ndër të tjera në studio, ajo u ndal në dy grupimet më të mëdha të alergjive të cilat i klasifikoi ato në  alergji të formës së lehtë dhe ato të rënda. “Alergjitë vijojnë nga format më të lehta në atë më të rëndat, format e lehta mund të jetë një teshtima, kruajtja e veshëve e fytit, dhimbje e kraharorit, etj. Këto janë disa nga simptomat e alergjive të lehta”, tha ajo.

Ajo gjithashtu u ndal më specifikisht në disa element, të cilat vlejnë si indicie për shfaqjen e alergjive tek njeriu. Ku ndër to përmendi, pluhurat e shtëpisë, myku, etj.

Në përfundim të kësaj interviste alergologia Ibranji u shpreh se ka ardhur në tendencë rritje kohët e fundit shfaqja e alergjive nga karkalecat e detit tek të rriturit, ndërsa tek fëmijët ende mbetet qumështi dhe veza si dy produktet më problematik nga alergjitë.

“Një shkaktar i shfaqjes së alergjive është pluhuri në shtëpi, gjithashtu edhe myku i krijuar për shkak të lagështirës. Ambientet e mbyllura janë një ndër faktorët kryesor në këto raste, duhet ajrosur ambienti i mbyllur. Është një tendencë në rritje alergjia tek të rriturit të shkaktuar nga karkalecat e detit. Ndërsa tek fëmijët janë qumështi dhe veza që kryesojnë tek fëmijët”, përfundoi alergologia Ibranji.

Arkiva

Kategoritë