Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të kujdeseni për trupin pas një operacioni?

Trupit i duhet rikuperim, pas një operacioni. Koha se sa i nevojitet trupit për tu shëruar, varet nga shumë faktor siç janë: zona ku është operuar, mosha e pacientit, sëmundjet e tjera etj.

Por një emërues i përbashkët për pacientët që iu janë nënshtruar operacionit është, sa janë të vullnetshëm që të shërohen.

Ja disa këshilla se si të shëroheni më shpejtë pas një operimi:

Ecni – pasi ecja ndihmon trupin që të funksionojë si duhet. Fillimisht duhet të konsultoheni me mjekun se sa duhet të ecni gjatë një ditë. Ecja është e domosdoshme për qarkullimin e gjakut, përfshirë këtu edhe në vendin ku jeni operuar. Ky qarkullim i gjakut, lejon që të qelizat të rigjenerohen shumë më shpejtë.

Ushqehuni shëndetshëm – menjëherë pas një operimi, dieta juaj është e limituar. Ekspertët sugjerojnë që të ushqeheni shëndetshëm dhe sidomos me ushqime që janë të pasura me proteinë.

Qëndroni të hidratuar – pasi trupi ka nevojë për lëngje pas operimit.

Mos u stresoni – pasi vetëm operacioni është stresues në vetvete. Stresi dhe ankthi mund ta zgjatë periudhën e rikuperimit, prandaj mundohuni që të mënjanoni situata stresuese./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë