Era e keqe nga goja e njohur ndryshe si halitoza është shumë e zakonshme. Zakonisht mund ta trajtoni vetë pa pasur nevojë për mjek.
Si ta trajtoni vetë erën e keqe nga goja
Mënyra më e mirë për të parandaluar erën e keqe është të mbani gojën, dhëmbët dhe gjuhën të pastra:
- lani dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve butësisht të paktën dy herë në ditë për 2 minuta
- përdorni pastë dhëmbësh me fluor
- pastroni gjuhën një herë në ditë me pastrues apo skrapues për gjuhën
- pastroni hapësirat mes dhëmbëve me fill dentar ose furça speciale të paktën një herë në ditë
- bëni kontrolle të rregullta dentare
- mbani të pastra protezat (nëse i përdorni) dhe hiqni ato gjatë natës
- përdorni çamçakëz apo mente pa sheqer pas konsumimit të ushqimeve apo pijeve me aromë të fortë
- provoni ujë apo pasta dhëmbësh antibakteriale
Shkaqet e erës së keqe nga goja
Era e keqe mund të shkaktohet nga:
- ushqime ose pije me erë të fortë apo shumë pikante
- probleme dentare si: sëmundje të mishrave të dhëmbëve, karies apo infeksione
- agjërimi apo dietat ekstreme
- disa gjendje mjekësore si: goja e thatë, tonsiliti (infeksioni i bajameve), apo refluksi acidik
- Duhani
Kur duhet të shkoni te dentisti
Vizitoni dentistin nëse:
- era e keqe nuk largohet pas disa javësh, edhe pasi e keni trajtuar vetë
- keni dhimbje, gjakderdhje apo enjtje në mishrat e dhëmbëve
- keni dhimbje dhëmbi ose ndonjë dhëmb të rritur që lëviz
- keni probleme me protezat dentare.












