Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ndikon zgjedhja e tepërt në ushqim e fëmijëve në shëndetin e tyre më vonë?

Fëmijët që zgjedhin shumë në ushqim (nazelinjë) konsumojnë më shumë çokollata dhe ëmbëlsira në adoleshencë sesa moshatarët e tyre.

Studimi ka zbuluar se fëmijët nazelinjë të moshës 3 vjeçare kanë ngrënë më shumë sheqer në moshën 13 vjeçare, 24 për qind më shumë çokollatë nga mosha 10 vjecare dhe 11 për qind më shumë sheqer  nga mosha 13 vjecare.

Mirëpo shkencëtarët e Universitetit të Bristolit kanë thënë se ata ishin ende duke marrë lëndë ushqyese thelbësore.

Një hulumtim ka zbuluar se fëmijët nazelinjë si të vegjël kanë më shumë gjasa të rriten duke ngrënë ushqim të keq. Studimi tregoi se të rinjtë që zgjedhnin shumë në ushqim kur ishin tre vjeç, në adoleshencë vazhdonin të konsumonin më shumë çokollata, ëmbëlsira dhe biskota.

Në moshën 10 vjeçare, nazelinjtë po konsumonin 24 për qind më shumë ëmbëlsira dhe çokollata sesa ata që nuk zgjedhin shumë. Ndërsa nga mosha 13 vjecare, ata ende ishin duke ngrënë 11 për qind më shumë sheqer.

Të ngrënit me vesvese është një fazë e dokumentuar mirë kur fëmijët refuzojnë të hanë shumë lloje ushqimesh ose të provojnë lloje të reja ushqimi.

Hulumtimi thotë se 16 për qind e trevjeçarëve tregojnë shenja të ngrënies me vesvese, disa si thirrje për ndihmë e disa si luftë për dominim ndaj prindërve, ndërsa disa mund të kopjojnë shembullin e prindërve që nuk hanë vetë shëndetshëm.

Hulumtuesit e Universitetit të Bristolit kanë shqyrtuar pyetësorët e ushqimit dhe regjistrimet e fëmijëve të lindur në vitet 1990. Ata analizuan nëse njerëzit që identifikuan si nazelinjë në moshën trevjeçare kishin dallime në dietën e tyre në moshën 10 dhe 13 vjeç krahasuar me ngrënësit jo-nazelinjë.

Ata zbuluan se në moshën 10 vjeçare, nazelinjtë konsumonin më pak fruta, perime dhe mish. Në vend të kësaj ata po konsumonin 24 përqind më shumë çokollata sesa ata që nuk zgjedhnin në ushqim.

Mirëpo studiuesit pohojnë se pavarësisht nga dietat e tyre më pak të shëndetshme, nazelinjtë nuk kishin mungesë të substancave esenciale ushqyese.

Dr. Caroline Taylor, nga qendra e Universitetit të Bristolit për shëndetin akademik të fëmijëve, udhëhoqi hulumtimin duke thënë: “Ndërsa kemi gjetur se ka pasur disa dallime në të ushqyer në moshat 10 dhe 13, ato nuk ishin të mëdha dhe nuk kanë gjasa të kenë efekte negative në shëndetin dhe zhvillimin e përgjithshëm”.

“Ne e dimë se përzgjedhja në ushqim është një sjellje e zakonshme tek trevjeçarët dhe zakonisht zgjidhet deri në kohën kur fëmijët fillojnë shkollën”.

“Sidoqoftë, dihet shumë pak për dietën e nazelinjëve teksa zhvillohen në adoleshentë dhe kishte një konsum të ulët të frutave dhe perimeve në dietat e shumicës së fëmijëve, madje edhe të atyre që nuk ishin nazelinjë”.

“Është e rëndësishme për fëmijët që të hanë dieta të shëndetshme, të balancuara teksa rriten në mënyrë që trupi dhe truri të zhvillohen siç duhet”.

“Konsumi i paktë i vitmaninës A mund të dëmtojë shikimin e fëmijëve, ndërkohë që kalciumi jo i mjaftueshëm mund të lërë të rinjtë me kocka të dobëta”.

Dr.Taylor ka shtuar se prindërit mund të kenë nevojë për ndihmë shtesë për të ndihmuar familjet e tyre në të ngrënë më të mirë.

“Do të doja të shihja më shumë mbështetje për prindërit,” tha ajo, “për të ndihmuar fëmijët e tyre të zgjerojnë zgjedhjet e tyre ushqimore në një moshë të re, në mënyrë që kjo të vazhdojë edhe gjatë adoleshencës”.

“Duhet të zhvillohen strategji për përdorim në vitet parashkollore për të mbështetur prindërit, gjithashtu edhe vegla për identifikimin e fëmijëve që kanë më shumë gjasa të fiksohen në sjelljen e tyre nazelike në mënyrë që të mund të ipet përkrahje shtesë./Familja Jonë

Tags: , ,

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë