Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Shtoni fibra në dietë nëse doni të keni shëndet më të mirë!

Parandalimi i obezitetit, i sindromës metabolike të çrregullimeve të zorrëve mund të bëhet në tavolinën e ngrënies duke shtuar fibrat.

Kjo mbështetet nga një grup hulumtuesish të SHBA nga Universiteti Shtetëror i Atlantës i cili në një studim të botuar në revistën mjekësore “Cell Host & Microbe” thotë se konsumi i rregullt i fibrave nxit rritjen e baktereve “të mira” në zorrën e trashë, duke zvogëluar efektet anësore të shkaktuara nga një dietë me yndyrë të lartë.

Eksperimenti në laborator

Hulumtimi u krye në tri grupe të minjve të ushqyer me tri dieta të ndryshme:

  1. grupi i parë me një dietë të bazuar në drithëra;
  2. grupi i dytë me një dietë të lartë në yndyrë dhe me fibra të ulët;
  3. grupi i tretë me një dietë të pasur me yndyrë dhe fibra.

Në fund të 4 javëve të eksperimentimit u vërejt se:

  • grupi i dytë ishte mbipeshë;
  • grupi i tretë tregoi pak fitim në peshë, së bashku me një zvogëlim të madhësisë së qelizave të yndyrës. Për më tepër, ai kishte nivele më të ulëta kolesteroli dhe kishte më pak gjasa që të kishte nivele të parregullta të sheqerit në gjak.

Merita e inulinës

Konsumi i rregullt i fibrave, përfunduan studiuesit, ishte në gjendje të mbronte brejtësit nga efektet negative të shkaktuara nga një dietë me yndyrë të lartë. Në mesin e fibrave, më efektive do të ishte inulina, një fibër vegjetale e tretshme e aftë të:

  1. parandalojë sindromën metabolike të shkaktuar nga një dietë e pasur me yndyrë;
  2. rivendosë florën bakteriale të zorrëve;
  3. rrisë prodhimin e qelizave epiteliale të zorrëve.

Ku gjendet?

Ushqime të pasura me inulinë janë preshi, hudhra, qepa, asparagusi dhe banania.

A e dini se?

Sindromi metabolik është një gjendje patologjike e karakterizuar nga obeziteti dhe rritja e nivelit të glukozës në gjak, kolesterolit dhe triglicerideve. Kombinimi i të gjitha këtyre simptomave rrit rrezikun e diabetit, sulmit në zemër dhe goditjes në tru.

Nëse doni që të gjitha ushqimet e pasura me fibra t’i gjeni në një vend, atëherë Tregu Ditor është adresa që duhet ta vizitoni.

Youtube

Arkiva

Kategoritë