Pre, Dhj 13, 2024
Banner Top
Banner Top
Shtatzënë në stinën e verës? ja si mund ta tejkaloni këtë vështirësi!

DEHIDRATIMI Të marrësh lëngje të mjaftueshme është veçanërisht e vështirë në muajt e nxehtë. Zakonisht duhet të pini dy litra lëngje çdo ditë, por në verë, duhet ta shtoni sasinë për çdo orë që kaloni në të nxehtë, sepse kaq janë dhe lëngjet që nxirrni jashtë trupit me anë djersitjes.
Provoni pijet me akull, si uji i ftohtë mineral, me lëng mangoje dhe lime. Mangoja ka shumë vitamina C dhe hekur.

FRYRJA Edemat mund të përkeqësohen gjatë verës, duke shkaktuar fryrje të kyçeve dhe këmbëve.
Për të ulur enjtjen ngrini këmbët lart, sa herë të mundeni, mbi tryezën e punës apo sallonit, nëse nuk ka njerëz rrotull. Përtypni lakërishte, selino, qitro ose copa të vogla majdanozi, të cilat mund të veprojnë si diuretikë natyralë.

VAPA E MADHE ! Ju djersitni tej mase, jeni fryrë shumë dhe era e djersës është e padurueshme.
Freskohuni, lahuni sa më shumë. Uji është miku më i mirë i nënave të ardhshme, ndaj mos iu ndani notit. Një zhytje pasditeve jo vetëm që ul temperature e trupit, por lehtëson stresin, organet e shtypura dhe gjithashtu vë trupin në lëvizje. S’keni pishina afër? Provoni ‘pishinat’ plastike për fëmijë. Për t’u ndjerë sa më rehat dhe freskët, zgjidhni veshje të gjera dhe me ngjyra të lehta. Veshjet e lirshme lejojnë djersën të avullojë, sidomos në pjesën poshtë dhe mes gjokseve, duke parandaluar skuqjet e padëshirueshme.

MËRZIA Cila është mënyra më e thjeshtë për të ruajtur temperaturën e duhur të trupit? Rrini brenda, në ambiente me ajër të kondicionuar. A do të thotë kjo mërzi pa fund? Jo domosdoshmërisht!
Nëse nuk e keni bërë akoma, abonohuni në TRING dhe ndiqni filmat komik, kanalet me tematikë udhëtimesh apo stil jetese. Ose mund të merrni dvd

Youtube

Arkiva

Kategoritë