Mër, Kor 17, 2024
Banner Top
Banner Top
Shtatzënat dhe ekspozimi në plazh

Edhe pse jeni shtatzëna, nuk keni arsye për të hequr dorë nga deti. Mjafton të ndiqni disa rregulla për të shijuar plazhin në siguri të plotë. Gratë shtatzëna janë të parat që preken nga temperaturat e larta të këtyre ditëve
e për këtë arsye duhet të kenë një kujdes të veçantë.

1. Ndalohet ekspozimi në diell, në orët më të nxehta të ditës.
2. Përdorni një mbrojte totale, për të evituar shfaqjen e njollave në fytyrë,sepse ato nuk do t’ju ikin më.
3. Pini shumë ujë, deri në 2 litra në ditë.
4. Evitoni aperitivet alkoolike.
5. Evitoni peshkun e papërpunuar dhe frutat e detit, për shkak se rrezikoni hepapitin.
6. Bëni shumë not, sepse përmirëson qarkullimin e gjakut te këmbët.
7. Hani vakte të pakta e të shpeshta, duke preferuar perimet dhe frutat, por evitoni frutat me shumë sheqer, si rrushi, bananet, ananasi dhe fiqtë.
8. Në rast se ju vjen dhimbje koke, lini direkt plazhin sepse mund të jetë faji i diellit.
9. Bëni kujdes nga ulja e tensionit. Mund t’ju ndodhë edhe kur bëni lëvizje të vogla, si ngritja nga shezlongu.
10. Mos u ulni kurrë në rërë apo shezlong pa një peshqir, që duhet të jetë në mënyrë rigoroze personal, për të evituar infeksionet vaginale.

Për të pasur një shtatzëni dhe lindje pa probleme viziton Klinikën Amerikane “Behar Kusari”. Aty ju do të keni kujdes 24h nga mjekët më të mirë dhe me kushte të standardeve të larta.

Youtube

Arkiva

Kategoritë