Enj, Mar 26, 2026
Banner Top
Banner Top
SHSKUK: Gjatë 2025-tës QKUK-ja realizoi mbi 400 operime kardiokirurgjike

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se Shërbimi Klinik i Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) gjatë vitit 2025 ka shënuar një rekord me realizimin e mbi 400 operimeve kardiokirurgjike, duke përfshirë raste elektive dhe emergjente, në përputhje me standardet bashkëkohore të kardiokirurgjisë.

Sipas SHSKUK-së, gjatë 2025-tës janë kryer me sukses ndërhyrje të ndërlikuara kardiokirurgjike, përfshirë për herë të parë në Kosovë operacioni i harkut të aortës me teknikën Frozen Elephant Trunk (FET) si dhe një rast tjetër me David procedurë, në bashkëpunim me qendra të njohura evropiane.

“Në muajt maj dhe tetor, në bashkëpunim me kardiokirurgë pediatrikë ndërkombëtarë, janë realizuar 19 operime te fëmijët me defekte të lindura të zemrës.” theksohet në njoftim.

SHSKUK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të drejtohen në QKUK për t’i trajtuar sëmundjet e zemrës.

“Stafi u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që për trajtimin e sëmundjeve të zemrës të drejtohen në QKUK, pa pasur nevojë për trajtim jashtë vendit.” thuhet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë