Në emisionin “Familja jonë” përveç atyre të cilat u diskutuan në shtëpinë e familjes Petrovci lidhur me jetën private të tyre, u prezentua edhe shkolla “Amadeus” e cila është themeluar nga Valbona Pula-Petrovci.
“Shkolla është themeluar në vitin 2002, këtë vitë e feston 18 vjetorin e lindjes, është shkolla e parë private këtu tek ne, unë e kam pasur një rrethanë lehtësuese, sepse në kohën kur kam hapur shkollën e muzikës Enveri e ka pasur po ashtu akademinë e tij private, kështu që hapësira ka qenë e siguruar” tha Valbona.
Tutje ajo shtoi se “ ka filluar me startimin e pianos dhe gitarës dhe shkolla ka startuar me pesë ose gjashtë fëmijë, mirëpo në ndërkohë është rritur edhe numri i të interesuarve dhe kemi hapur dhe drejtime të violinës, klarinetës, solokëndimit”.
“Shkaku i pandemisë tani e kemi reduktuar numrin e nxënësve në pesë deri në gjashtë brenda një klase, i shfytëzojmë të gjitha hapësirat me numër të kufizuar” tha ajo.
Ajo na prezenton po ashtu me një program amerikan përmes zileve që është shkolla e vetme që i mëson vlerën e notave, i identifikojnë notat, në mënyrë që fëmijët të shkojnë të përgatitur tutje në shkollën e muzikës.
Për të ndjekur edhe pjesën tjetër të shkollës, klikoni në videon më poshtë./Familjajonë/













