Sht, Qer 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Shëndrit Lumi rrëfen përballjen me bullizimin në Big Brother VIP Albania: “Fitorja jem është ajo kundër bullizimit”

Gazetari Shëndrit Lumi, aktualisht pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ka ndarë me publikun një nga historitë më personale dhe më të ndjera të jetës së tij.

Në një moment të sinqertë brenda shtëpisë, ai foli hapur për përvojën e bullizimit që ka përjetuar ndër vite, duke prekur jo vetëm banorët, por edhe mijëra shikues para ekranit.

Në një ambient ku gjithçka shpesh matet me vota, lojë dhe strategji, Shëndriti zgjodhi të flasë për plagë që nuk maten me asgjë, për dhimbje të mbajtura në heshtje dhe për fëmijën që dikur ishte ndjerë i vetëm.

Mes të tjerash, ai tregoi se si gjatë shkollës fillore, shoqëria e mbyllën në në garazhd të makinave duke i futur edhe një qen aty.

“Sonte nuk foli lojtari. Foli zemra,” ishte mesazhi që shoqëroi reagimet në rrjet, ndërsa shumë e konsideruan deklaratën e tij si një fitore më të madhe se çdo çmim. Vetë ai u shpreh se fitorja e tij e vërtetë është ajo kundër bullizimit.

Historia e Shëndritit u prit me emocione të forta brenda shtëpisë, ku banorët u panë të prekur, ndërsa reagime të shumta mbështetëse erdhën edhe nga publiku.

Mesazhi i tij u vlerësua si një akt guximi dhe ndërgjegjësimi, duke rikthyer në vëmendje një fenomen që vazhdon të prekë shumë të rinj.

Në një format ku tensioni dhe loja dominojnë, zgjedhja për të ndarë një plagë personale u konsiderua si një moment autenticiteti dhe force. Sepse, siç u theksua edhe në reagimet publike, jo secili ka forcën për ta kthyer dhimbjen në zë.

Për më shumë detaje, klinikoni në videot poshtë:

https://www.instagram.com/reel/DVE0H-1jeaB/?igsh=cmVsMnF2ZWk1NzY5

https://www.instagram.com/reel/DVE176hDbI_/?igsh=MWxuMGpwbGxma3BnZA==

Youtube

Arkiva

Kategoritë