Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
ShBA miraton vaksinën e dytë kundër koronavirusit

Moderna bëhet vaksina e dytë e miratuar kundër COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas asaj të Pfizerit një javë më parë.

ShBA ka porositur 200 milionë doza të vaksinës Moderna, ndërsa tani mund të shpërndahen gjashtë milionë.

Amerika momentalisht është vendi më i goditur nga pandemia, me 17.5 milionë të infektuar dhe 313 mijë persona të vdekur.

Komisioneri i FDA-s, Stephen Hahn tha se miratimi emergjent i vaksinës shënoi një “hap tjetër thelbësor në luftën kundër kësaj pandemie globale”.

Rregullatori shëndetësor e konfirmoi gjatë kësaj jave se vaksina e Moderna-s është e sigurt dhe 94 për qind efektive kundër COVID-19.

Youtube

Arkiva

Kategoritë