Drejtoresha e produksionit “Familja Jonë”, Saranda Bujupi Rama, është nderuar me mirënjohje nga Open Medical Club në Kosovë (KOMC) për përkrahjen dhe kontributin e saj në realizimin e projekteve dhe në organizimin e Simpoziumit të pestë satelitor me temë “Procedurat intervente të pazakonta”, zhvilluar në bashkëpunim me AAF/OMI, Fakultetin e Mjekësisë të UP-së dhe Odën e Mjekëve të Kosovës.


Ky simpozium, i cili këtë vit zhvillohet më 10 dhe 11 nëntor, shënoi 20 vite të implementimit të projektit të Open Medical Institute dhe American Austrian Foundation në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me Fakultetin e Mjekësisë të UP-së dhe me akreditim nga Oda e Mjekëve të Kosovës.
Ngjarja u moderua nga vetë Saranda Bujupi Rama, ndërsa në të morën pjesë mjekë, profesorë dhe personalitete të shumta të fushës së mjekësisë nga Kosova dhe vende të tjera, duke e bërë këtë simpozium një prej ngjarjeve më të rëndësishme shkencore të vitit.












