Në Rumani numri i rasteve të prekura me koronavirus ka vazhduar të rritet, ndonëse është shpallur gjendje e jashtëzakonshme qysh më 16 mars.
Kjo pasi njerëzit kanë injoruar rekomandimet e Qeverisë për të qëndruar brenda.
Vetëm ditën e martë në këtë shtet janë raportuar 186 raste pozitive duke e dërguar numrin në gjithsej 762 të prekur.
Për këtë presidenti rumun Klaus Iohannis, ka deklaruar që do të angazhojë ushtrimë për të ndihmuar zbatimin e ‘karantinës totale’ me qëllim të ngadalësimit të përhapjes së COVID-19./FamiljaJone