Sht, Qer 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Rreziku nga helmimet ushqimore në verë, IKSHPK- ja me apel

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës  ka dalë me një apel lidhur me rritjen e rrezikut nga helmimet ushqimore.

Në apelin e publikuar në Facebook, ky institut thekson se për shkak të temperaturave të larta mikroorganizmat shumohen më shpejt dhe ushqimi prishet më lehtë.

“Prandaj, kujdesi gjatë përgatitjes  dhe ruajtjes së ushqimit është shumë i rëndësishëm për të shmangur sëmundjet.Kontaminimi i ushqimeve mund të vijë nga: duart e papastërta, ushqimet, uji, kafshët shtëpiake, insektet “

“ Mbani pastër kuzhinën dhe enët: Pecetat dhe leckat ndërroni rregullisht dhe ziejini nëse kontaminohen”, thuhet mes tjerash në apelin e IKSHPK-së

Youtube

Arkiva

Kategoritë