Mar, Sht 10, 2024
Banner Top
Banner Top
Rrëfimi i infermieres Fetije Hyseni për përballjen me pandeminë në Klinikën Infektive

Për një vit, me vetëm pesë ditë pushim vjetor e çdo ditë pune, Fetije Kaçuri-Hyseni është përkujdesur për të infektuarit me koronavirus, të shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Frikë, sëmundje, lodhje, vdekje e shpresë – të gjitha përjetohen brenda një ditë pune, thotë Fetija, në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë.

Fetije Kaçuri-Hyseni, 43-vjeçare, punon si infermiere qe 22 vjet në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Kjo klinikë ka barrën kryesore të përballjes me pacientët e sëmurë nga COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Ajo thotë për tërë këto vite punë, asnjëherë nuk është përballur me një situatë, siç është përballur gjatë një viti me pandeminë COVID-19.

“Ka ndryshuar gjithçka”, thotë Kaçuri-Hyseni.

“Gjithmonë kemi pasur punë me epidemi të ndryshme në Klinikën Infektive, por pandemia me COVID-19 ka qenë më ndryshe. Ditët e para kanë qenë shumë stres, shumë të rënda. Ndarja nga familja ka qenë e rëndë, sfidë e madhe. Virusi ishte i panjohur”, shton ajo, e cila është nënë e dy fëmijëve.

Gjatë një viti të pandemisë infermieria Fetije Kaçuri-Hyseni, punoi edhe pas orarit të punës, pasi që në fillimi ta pandemisë kishte edhe mungesë të infermierëve.

“Nuk mund ta lësh pacientin dhe ta përfundosh punën se të është kryer orari i punës. Duhet të qëndrosh edhe pas orarit për t’ia dhënë ndihmën pacientit”, thotë ajo.

Çdo ditë vazhdon frika se virusin do të transferojë nga klinika në shtëpi te familjarët. Deri më tani, fatmirësisht, ajo nuk është infektuar.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në evropaelire.org /REL/Gazeta Shneta

Youtube

Arkiva

Kategoritë