Sht, Jan 31, 2026
Banner Top
Banner Top
Rezonanca 2, standard i lartë sigurie dhe profesionalizmi në trajtimin e anomalive të nofullave

Spitali i Përgjithshëm Rezonanca 2 ofron trajtimin e anomalive të nofullave dhe strukturave të fytyrës me standarde të larta sigurie dhe profesionalizmi.

Siguria e pacientit është prioritet absolut dhe realizohet përmes një ekipi të përgatitur profesional, përfshirë anesteziologë me përvojë, të cilët e bëjnë procesin kirurgjik më të lehtë dhe më të sigurt.

Përdorimi i teknikave moderne është një element kyç për ndërhyrje jo vetëm të sigurta, por edhe të suksesshme, duke kontribuar në harmonizimin e fytyrës dhe përmirësimin e rezultateve estetike dhe funksionale.

Teknologjia bashkëkohore që posedon Rezonanca 2 ofron mundësi të avancuara, nga teknikat minimale invazive deri te aparaturat më moderne kirurgjikale.

Në këtë video gjeni shpjegimin e Prof. Asc. Dr. Agron Bytyqi, kirurg maksillofacial, i cili flet në detaje për mënyrën se si Spitali Rezonanca 2 garanton siguri dhe rëndësinë e harmonisë gjatë intervenimeve në fytyrë.

Shpjegime më të gjera dhe të detajuara mbi anomalitë dento-skeletore të nofullave, problemet që ato shkaktojnë, përmirësimin e cilësisë së jetës pas ndërhyrjes kirurgjikale si dhe dallimet para dhe pas operimit, i gjeni në videon ku kirurgu maksillofacial Agron Bytyqi flet për emisionin “Familja Jonë”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë